Brickos

Skënder Sadri KAPITI: Xhudistja kosovare e detyroi Kinën të njohë simbolet e Shtetit të Kosovës

Skënder Sadri KAPITI: Xhudistja kosovare e detyroi Kinën të njohë simbolet e Shtetit të Kosovës

Të lumtë Distria! Na bëre krenar çdo shqiptar, pasi sot triumfuat jo vetëm Ju dhe trajneri i madh Kuka, por triumfoi edhe kombi, edhe Kosova.

Kjo, pasi e Arta që stolise Kosovën është fitore  jo vetëm sportive, por edhe politike, prestigji dhe imazhi kombëtar për Shtetin Kosovës, sepse Ju triumfuat në Kinë , në shtetin e madh i cili nuk e njeh akoma Shtetin e Kosovës, triumfuat në shtetin i cili mohon genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës.

Vëndi i parë dhe e Arta që fituat Ju e detyroi Kinën që të njohë e të respektojë himnin dhe flamurin e Shtetit të Kosovës, flamur  cili u valvit mbi atë të Rusisë në vend të tretë, e cila edhe ajo nuk e njeh Shtetin e Kosovës.

Sot sporti kosovar i xhudos solli një fitore të madhe për të gjith shqiptarët, dhe është si një sfidë e menjëhershme kundër asaj paturpësie që bëri Komisioni i Çmimit Nobel i cili ia dha atë çmim mbështetësit të regjimit kriminal e genocidist të Millosheviçit ashtu sikurse janë dhe mbajnë qëndrim  antiKosovë edhe Kina e Rusia të cilat i mposhti krenaria jonë kombëtare, xhudistja Distria Krasniqi.

 Kjo  bën që të ndjehet krenar çdo shqiptar, dhe kjo shërben edhe si frymëzim, shëmbull e model kombëtarizmi  edhe për politikën e pushtetarët shqiptarë

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …