KPMM organizon takimin vjetor: Përgaditja e plan-programeve të hulumtimit, elaborimeve gjeologjike, planifikimi dhe raportimi

KPMM organizon takimin vjetor: Përgaditja e plan-programeve të hulumtimit, elaborimeve gjeologjike, planifikimi dhe raportimi

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka organizuar sot takim vjetor informues për përfaqësuesit dhe personat përgjegjës të ndërmarrjeve që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin e lëndëve minerare, përpiluesit e plan programeve të hulumtimit, përpiluesit e projekteve gjeologjike dhe të shfrytëzimit. Drejtori i KPMM-së, Ramiz Krasniqi shpalli të hapur konferencën e dytë të këtij lloji gjatë këtij viti. Kryesuesi i KPMM-se, Musa Shabani tha se qëllimi këtij takimi është informimi i juaj me gjendjen aktuale në sektorin e minierave, aktiviteteve te KPMM-se, si dhe ndryshimet që janë bërë sidomos në legjislacionin sekondar, me të vetmin qëllim rritjen e cilësisë se menaxhimit dhe shërbimeve. KPMM-ja do te paraqes disa prezantime lidhur me këto ndryshime dhe të cilat janë obligime dhe ne interesin e juaj për t’i zbatuar ne praktik. Përkundër përpjekjeve për zhvillimin e sektorit ende ka sfida e që duhet eliminuar përmes bashkërendimit ndërinstitucionalë, sidomos eliminimin e kolizioneve ligjore, zvogëlimin e burokracisë rritjen e transparencës dhe llogaridhënies etj. Numri i licencave që aktualisht KPMM menaxhon me 670 subjekte minerare. Vetëm gjatë periudhës janar-nëntor 2019, KPMM ka lëshuar gjithsej: 250 licenca dhe leje, prej tyre: 85 licenca hulumtimi, 52 licenca shfrytëzimi, 113 leje për aktivitete të veçanta. Që nga fillimi i punës së vetë si agjenci e pavarur KPMM-ja nga viti në vit ka shënuar progres në rritjen e të hyrave nga renta minerare. Në vazhdim janë paraqitur pesë prezantime që janë të lidhura me projekte të KPMM-së. Kurse drejtori i KPMM-së Ramiz Krasniqi ju drejtoi kritika përfaqësuesve të ndërmarrjeve që të jenë me konsekuent për rregullimin e dokumenteve dhe materiale të nevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …