Prioritet i DZhE-së në Ferizaj do të jetë rregullimi i një staze për kalërim 

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj Balton Dërguti, këtë të martë ka takuar Klubin e kalëruesve “Kastrioti” në Ferizaj.

Në këtë takim u diskutua mundësia e rregullimit të një  staze kalërimi,  e cila do të  jetë e para në Kosovë me të gjitha standardet e parapara të kalërimit.

Ndërtimi i kësaj staze, do të mundësojë që në Ferizaj të zhvillohen gara nga të gjitha qytetet e Kosovës, por edhe shtetet e tjera ku përpos anës sportive do të ketë impakt edhe në zhvillimin ekonomik dhe turizmin në komunën e Ferizajt.

Drejtori Balton Dërguti tha se me ndihmën edhe të Kryetarit të Komunës Agim Aliu do të bëjnë gjithçka që është e mundur në realizimin e këtij projekti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti përcjell nga afër situatën në terren pas reshjeve të dendura

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po përcjell nga afër situatën në terren pas …