KQZ

Procesi i certifikimit të rezultatit final të zgjedhjeve të 6 tetorit pritet të shtyhet për një afat të pacaktuar.

Procesi i certifikimit të rezultatit final të zgjedhjeve të 6 tetorit pritet të shtyhet për një afat të pacaktuar. Kjo procedurë ka stagnuar jo për faktin se në Komisionin Qendror Zgjedhor, këtë muaj kanë arritur edhe disa pako me fletëvotime nga diaspora. Janë gjithsejtë 392 pako që raportohet të kenë arritur në KQZ më 12 nëntor. Me këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur ankesë në PZAP në lidhje me pranimin e këtyre votave, dhe këtë kjo parti e bazon në aktgjykimin e Gjykatës Supreme për pranimin dhe numërimin e fletëvotimeve të mëhershme që kanë ardhur me vonesë nga diaspora. Valmir Elezi nga KQZ-ja ka konfirmuar për Koha.net se kanë pranuar një kërkesë nga PZAP-ja rreth kësaj çështjeje, ndërsa ka theksuar se i kanë kthyer përgjigje, pa treguar për epilogun.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …