Prof. Dr. Friedbert Pflüger viziton Deçanin

Të martën komunën e Deçanit do ta viziton Prof. Dr. Friedbert Pflüger, një personalitet i shquar i shtetit të Gjermanisë, i cili për më shumë se 20 vjet ka mbajtur pozicione drejtuese në politikë, administratë, biznes dhe akademi. Prof. Dr. Friedbert Pflüger, shoqërohet nga lideri i AAK-së z.Ramush Haradinaj.

Komuna e Deçanit, mikun, do ta nderoi z.Pflüger, me ,,Mirënjohje Qyteti’’ dhe me Dekoratën e Heroit të Kombit ,,Shkëlzen Haradinaj’’.

Fillimisht në ora 11:00 z.Pflüger, do të pritet nga kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, në zyrën e tij ndërsa në ora 11:15 në sallën e Asamblesë Komunale do ti ndahet Mirënjohje Qyteti, dhe në ora 12:00 në Gllogjan i ndahet Dekorata ,,Shkëlzen Haradinaj ’’.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …