Brickos

Prof. Dr. Hivzi Muharremi: Ekspozita-Ngërthim i motiveve dhe imazheve të nduarduarta

Prof. Dr. Hivzi Muharremi: Ekspozita-Ngërthim i motiveve dhe imazheve të nduarduarta

Ekspozita

Me rastin e ekspozitës kolektive multietnike hapur kohë më parë në  ambientet e galerisë të Biblotekës Kombëtare të Kosovës, ku me vepra artistike morrën pjesë 16 artistë nga fushat e ndryshme të artit pamor. Ekspozita është organizuar sipas konceptit ideor të kritikut të artit Prof. Dr. Ilir Muharremi.

Pra, ekspozita si një tërësi ka paraqitur karakteristikat më parësore të çdo autori duke filluar nga koncepti stilistik e deri tek trajtimi përmbajtësor të  imazheve artistike por gjithnjë duke e vërë në spikamë akcentin realizues të  veprave nga fusha e etnografisë, kostumografisë, apo nga jeta sociale, apo siç thotë autori i konceptit ideor të ekspozitës Ilir Muharremi në mes të  tjerash: “… Kjo ekspozitë është simbol i integrimit të kulturave të ndryshme të shumë nacionaliteteve që jetojnë në Kosovë, duke u nisur prej turqve, boshnjakëve, serbve, romëve etj”. Autori, ia arrinë qëllimit që përmes veprave me motive dhe imazhe të nduarnduarta ta mpleks botën artistike e psikologjike të çdo autori. Kryesisht në ekspozitë dominon fusha e pikturës duke filluar nga ajo reale e deri tek introdukti abstrakt i kompozimeve.

Peizazhet e Meli Zenkut ngërthejnë një botë ekspresive, me një  kolorit sa ekspresiv po aq edhe subtil. Frymëzimi i autorit kryesisht ka qenë nga paralagjet e qytetit të Gostivarit, Tetovës dhe Strugës, ku të gjitha ato imazhe i ka përjetuar, veçanërisht ka qenë i inkarnuar dhe në kontakt të  drejtëpërdrejt me atë kolorit të nënqiellit ku ka jetuar dhe krijuar deri në  frymën e fundit të jetës. Ishte piktor autokton dhe kolorist. Pra, maestro i vërtetë i strukturës koloristike kompozicionale, veçanërisht këto karakteristika spikasin në ciklin e pikturave, “Guri rëndon në vendin e vet”.  Piktori Hajrush Fazliu, prezantohet me vepra që ndërlidhen me vet konceptin e fizionomisë së ekspozitës pa marr parasysh ku hapet ai eviniment. Kësaj radhe vepra kompozicionale e autorit ndërlidhet edhe me vet aktualitetin ndërkombëtar të situatës globale që po merr përmasa gjithnjë e më të keqësuar dhe të rezikshme për tërë globin botëror, sidomos kjo situatë e fundit në Ukrainë. Kompozimi i trajtuar zgjonë reminisenca nga jeta e vështirë e atyre qe duhet ta braktisin vendlindjen, vendin e jetës së tyre dhe të drejtohën në rrugë pa shpresë, në rrugë kalvariane për ekzistencën e tyre. Refugjatja me fëmiun në shpinë është imazhi më i llahtarshëm dhe dramatik që është përcjellur gjatë periudhave të ndryshme kohore dhe fatkeqësisht vazhdon edhe në ditët e sotme. Autori përmes strukturës koloristike të ngjyrave ekspresive e mpleks tërë  tërësin e kompozimit.

Piktori Daut Hamollar i kombësisë turke në veprat e prezantuara trajton urbanistikën arkitekturore, posaçërisht të qytetit të vjetër të Prishtinës me një planimetri dhe rregullim urbanistik. Në këto tablo vërrehet një kaos urbanistik i cili fatkeqësisht e ka përfshi qytetin, pa i kushtuar fare rëndësi elementit infrastrukturor ku kryesisht dominojnë objektet pa një gjelbërim më së të domosdoshme në vetë funksionalitetin e jetës normale që duhet ta gëzojë çdo qytet, sa që nga një kaos i tillë urbanistikë as prezenca e zogjve dikur mjaft e zhurmshme, tani mezi mund të hetohet në tërë atë hapësirë të definuar në aspektin figurativ.

Piktori Haxhi Kastrati prezantohet me punimin “Zogjtë”, teknika. Akrilik. Ku rëndësi të madhe i kushton anës strukturale kompozicionale duke i trajtuar raportet koloristike të ngjyrës dhe të formës. Në këtë dikitomi implementohet edhe elementi i dritës difuze që deri në një masë shkrihet në vetë strukturën koloristike dhe bëhet pjesë përbërse e kompozimit. Piktori Naim Spahiu prezantohet me veprën “Ura e Ibrit në pjesën veriore të Mitrovicës”, Ura e cila momentalisht shërben si pjesë ndarëse e qytetit në mes të pjesës jugore dhe veriore te qytetit. Kompozimi piktural ngërthen një frymë moderne abstrakte, me një kolorit të pastër të ngjyrave intensive primare dhe komplementare e veçanërisht spikasin raportet kontrastive koloristike të ngjyrave transparente.

Në kompozimin “Hyjnesha” të Taulant Qerkinit shpërfaq një kaos urbanistik të qytetit, një rrëmujë e cila reflekton përmes rrjedhjës së ngjyrave në kornizën dhe epiqendrën e portretit e cila është realizuar në sfondin rrethor kompozicional. Ngjyrat janë të harmonizuara dhe ngërthejnë një dozë të theksuar të dritës e cila harmonizohet në tërësinë strukturale të spektrit koloristik. Kompozimi piktural si tërësi gjason në grafitet murale.

Në veprat e Drilon Shoshit shpërfaqet ylli simbolik me 8 cepa, që simbolizon diellin, e i cili është burim i jetës. Përmes ngjyrave kontrastive të kuqës dhe të zezës autori e mpleks edhe autoktonësinë e veprave ilire sidomos nga qeramikat e hershme e deri tek simbolet kombëtare të realizuara kryesisht përmes këtyre dy ngjyrave.

Një frymë e stilit asemblazhist vërrehet në veprat e piktorit Rifat Kasapolli, i cili me një invencion i harmonizon në sfondin kompozicional të pikturës. Pra, ngjyrat dhe materialet e tekstilit ndërlidhën dhe harmonizohen mes veti duke e spikat imazhin përmbajtësor të kompozimit.

Në kompozimet e Aylin Birvenikç dominon një frymë moderne me primesa të artit abstrakt. Autorja, rëndësi të madhe i përkushton strukturës kompozicionale të ngjyrave intensive të cilat harmonizohen me dritën natyrale që reflektojnë në brendësinë kompozicionale.

Përmes tri portreteve të ekspozuara Farija Mehmeti është orvatur ti paraqes karakteristikat kryesore të jetesë rome duke filluar nga kostumet, maramat shumëngjyrëshe dhe kontrastive e deri tek frizurat e flokëve si pjesë përbëse dhe identifikuese e jetës së përditshme të tyre që mund të ndeshën në çdo vend ku jetojnë.

Në kompozimin e Sadri Morinës spikat peizazhi imagjinativ e asociativ me raporte kontrastive të ngjyrave të kuqe në planin e poshtëm dhe atyre të çiltëra në formë akuareliste në pjesën e sipërme kompozicionale. Gjithashtu duhet veçuar edhe veprat e Albiona Berishës, Tomislav Trifiç, Besim Gashit, Bajram Mehmetit dhe Diella Valla.

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani: Iku në përjetësi penë arti Fadil L. Curri

Më 6 prill pushoi zemra e shkrimtarit, gazetarit dhe intelektualit të shquar, Fadil L. Curri …