Programi i USAID-it për fuqizimin e drejtësisë e shpall Gjykatën Themelore në Prishtinë më transparenten në Kosovë

Programi i USAID-it për drejtësi e shpall Gjykatën Themelore në Prishtinë më transparenten në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë është shpallur Gjykata më transparente në Kosovë, nga programi i USAID-it për fuqizimin e sistemit të drejtësisë. Kryetarja e kësaj gjykate, Afërdita Bytyçi, me rastin e pranimit të këtij çmimi, ka thënë se ky është vlerësim i punës së institucionit që ajo drejton dhe se kjo gjykatë ka publikuar mbi 6 mijë e 500 aktgjykime në portalin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Gjykata Themelore deri më tani ka arritur që në total të publikojë mbi 6 mijë e 500 aktgjykime dhe vetëm për 6 mujorin e parë ka publikuar mbi 2 mijë e 200 të tilla, duke qenë lider me numrin e aktgjykimeve të publikuara në web-portalin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, ka thënë Bytyçi. Ajo po ashtu ka falënderuar USAID-in për çmimin dhe të gjitha organet brenda Gjykatës Themelore për angazhimin e tyre në publikimin e aktgjykimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …