Projekti i Pajtim Bytyqit, më i miri në “International Conference GREDIT 2016”

Komuna e Malishevës, e ka përkrahur realizimin e një projekti studimor të realizuar nga studiuesi Pajtim Bytyqi nga fshati Shkozë, Komuna e Malishevës dhe ky studim, në mesin e 240 punimeve tjera studimore, e ka zënë vendin e parë në konferencën ndërkombëtare “Gredit 2016”. Ky studim, është edhe një sukses i radhës i të rinjve të komunës së Malishevës, të cilët çdo ditë e më tepër po i tregojnë aftësitë e tyre në shkencë.

“Ndihem tejet i lumtur, që në mesin e 240 punimeve studimore në “International Conference GREDIT 2016”, ku u shpërblyem me vendin e parë, si artikulli më i mirë i kësaj konference. Më vjen mirë që promovova vendin tim, duke treguar vlerat e “biodiversitetit që posedon vendi im Shkoza”, ka deklaruar autori i këtij studimi, Pajtim Bytyqi. Autori, me këtë rast falënderon edhe prof.Ferdije Zushi-Etemi për punën e palodhshme që ka bërë rreth këtij punimi dhe kolegun e tij Milaim Musliu, për ndihmën e dhënë gjatë përgatitjes së këtij punimi.

Autori Bytyqi, ka falënderuar edhe Komunën e Malishevës, për mbështetjen e dhënë në realizimin e projektit të tij, për studimin e biodiversitetit, përkatësisht “The composition of the daily butterflies in the village Shkoza in Malisheva (Përbërja e fluturave ditore në fshatin Shkozë të Malishevës)”.

Me këtë rast edhe Komuna e Malishevës, i uron suksese të mëtutjeshme studiuesit Bytyqi, dhe zotohet që gjithmonë do të mundohet ti përkrah të gjithë ata që merren me hulumtime shkencore, e në veçanti ata që kontribuojnë për vendin, hulumtime përmes së cilave tregohet edhe pasuria e natyrës së gjallë në Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …