Tri zjarrvënje të qëllimshme brenda javës në komunën e Suharekës

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi, në takimin e rregullt javor për  koordinim lokal të sigurisë, duke raportuar për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë javës që lame pas, në mes tjerash ka thënë se moti i mirë  dhe temperaturat e ngritura kanë ndikuar në paraqitjen e zjarreve. Ai  ka bërë të ditur se janë regjistruar tri zjarrvënje të cilat janë të qëllimshme, njëra prej tyre është në një pronë  private. Kurse kryesuesi i takimit, Rexhep Kuçi, nënkryetar i komunës së Suharekës, ka fol për aktivitetet dhe punët që janë kryer në Komunë. Ai ka njoftuar për takimin e kryetarit Asllanaj, në Prishtinë, i ftuar nga presidentja në largim znj. Atifete Jahjaga. Takimi kishte për qëllim Zhvillimin ekonomik local, ku kryetari Asllanaj, ka kërkuar ndryshimin e disa ligjeve që kanë të bëjnë me dhënien e tokave në shfrytëzim. Pastaj për thirrjen e komunës për  propozime për shpërblimet për 13 qershor dhe aktivitete tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …