Prokurori Shefkiu propozon 907 dëshmitarë kundër Milaim Zekës në rastin e mashtrimit me vizat e punës

Prokurori Shefkiu propozon 907 dëshmitarë kundër Milaim Zekës në rastin e mashtrimit me vizat e punës

Avokati, Gazmend Halilaj e ka quajtur veprim të ngutshëm të Prokurorisë, arrestimin  dhe  ndalimin e deputetit, Milaim Zeka. Ai ka thënë se “Prokuroria nuk ka bazë për arrestimin e Zekës meqë dyshimi për kanosje nuk qëndron, pasi veprimet e tij nuk plotësojnë kriteret për t’u cilësuar vepër penale. Sipas avokatit deklarimi i Milaim Zekës se “se do ta ndjekë penalisht e me kanun” prokurorin, Afrim Shefkiu, i cili po merret me listat e veteranëve përfitues, nuk përbën kanosje. Ai beson se ky vendim do të hiqet pasi që nuk ka asnjë bazë. Deputeti Zeka është arrestuar sot nga Policia me urdhër të Prokurorisë Themelore pasi që ai në një emision televiziv ka kanosur prokurorin, Afrim Shefkiu. Zeka ka thënë se këtë prokuror do ta ndjek “me Kanun dhe privatisht”. Prokurori Special, Afrim Shefkiu ka propozuar 907 dëshmitarë kundër Zekës në rastin e mashtrimit me vizat e punës për në Gjermani.

Kontrolloni gjithashtu

Zoran Milanoviq, ka konfirmuar mbështetjen e vendosur të Kroacisë për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Kryetari i Kroacisë,  Zoran Milanoviq, ka konfirmuar mbështetjen e vendosur të vendit të tij  për …