Prokuroria italiane kërkoi pushimin e hetimeve për Saimir Tahirin, pasi nuk ka asnjë provë kundër tij

Prokuroria italiane kërkoi pushimin e hetimeve për Saimir Tahirin, pasi nuk ka asnjë provë kundër tij

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë,  Saimir Tahiri prej më tepër se një viti ishte i akuzuar për përfshirjen e tij në trafikun e drogës me grupin e Habilajve. Ai sot në një konferencë për mediat ka vendosur ka thyer  heshtjen. “Kam heshtur gati një vit në respekt të hetimeve, duke zgjedhur të bëj qytetarin dhe jo politikanin para drejtësisë”.  “Sot jam i vetmi politikan shqiptar që vetëm pse jam  përmendur në biseda të të telefonave, kërkova të hetohem. Jo një herë, por dy herë” – u shpreh Tahiri. Tani o bërtas më fort se çdo gënjeshtër e thënë gjatë këtij viti. Nuk e kam pasur të lehtë të hesht, por sot kam vendosur të them boll. Se kam humbur besimin që do të dalë e vërteta. Unë kërkova që të hetohem edhe në Itali. Bilbila e kopila u bënë bashkë të më fusnin në burg dhe unë ua bëra qejfin dhe kërkova hetim nga antimafia italiane dhe ata më sollën vendimin e pushimit të hetimit. Tani eshte mbyllur gjithçka sepse nuk ka akuzë të bazuar..Prokuroria kërkoi pushimin e hetimeve për Saimir Tahirin, pasi nuk ka asnjë provë ndaj meje. Sot kam vendim e gjykatës italianë që thotë të pushohen hetimet për Tahirin sepse nuk ka asnjë provë që më implikon. Unë nuk bëra politikë, nuk u fsheha, nuk sajova, por u përballa, ka thënë mes tjerash, Saimir Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Olaf

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, kërkoi nga kryeministri Kurti, hapa konkretë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,  ka kërkuar …