Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se Polica ka arrestuar serbin, Milosh Pleskoviq, i dyshuar se ka kryer krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës bëri të ditur se është arrestuar  serbi i dyshuar për krime lufte, Milosh Pleskoviq, i cili ka marrë pjesë në vrasjen e tre civilëve, në lagjen “Hoqa” në Prizren,  në vitin 1998. Me urdhër të prokurorit të çështjes, Pleskoviq gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, ndërkohë që do të  dërgohet te  Gjyqtari i Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor. Prokuroria Speciale  e Kosovës njofton se pas një pune intensive hetimore të Policisë së Kosovës, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të luftës dhe me autorizim të Prokurorit Special, është  arrestuar serbi Millosh Pleskoviq, shtetas i Kosovës dhe Serbisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’, vepër kjo e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të  Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale,  thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …