Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 24 të pandehurve për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për sikur thuhet, vepra penale të kryera gjatë gjykimit të rastit “Drenica”. Aktakuza përfshin veprat penale të specifikuara si  keqpërdorim i pozitës apo autorizimeve zyrtare, ikje e personave të privuar nga liria, mundësimi i ikjes së personave të privuar nga liria, lirimi i paligjshëm i personave të privuar nga liria, pengimi i dëshmive apo i procedurave zyrtare, kërcënimi gjatë procedurave penale, dhe pjesëmarrja në grup të organizuar kriminal apo organizimi i grupit të organizuar kriminal. 24 të  pandehur akuzohen për një numër veprash që kanë të bëjnë me trajtimin e të burgosurve nga ana e Shërbimit Korrektues të Kosovës, ikjen e të burgosurve nga Spitali i Prishtinës në maj të vitit 2014, kujdesin mjekësor që u është dhënë disa të burgosurve dhe kërcënimin e dëshmitarëve gjatë gjykimit të rastit ‘Drenica’.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …