Brickos

PSD

PSD-ja akuzoi ish-kandidatin e Vetëvendosjes për deputet, Albin Gashin, se ka sulmuar fizikisht, Frashër Krasniqin

Partia Socialdemokrate ka akuzuar ish-kandidatin e Vetëvendosjes për deputet, Albin Gashin, se ka sulmuar fizikisht anëtarin e PSD-së, Frashër Krasniqi. Sipas një njoftimi për media, PSD-ja ka thënë se Gashi gjatë sulmit vazhdimisht ka sharë aktivistin tjetër të PSD-së, Nol Nushin. “Albin Gashi, ish kandidati i Vetëvendosjes   për deputet dhe djali i Tomë Gashit, ka sulmuar fizikisht Frashër Krasniqin. Pa asnjë arsye dhe pa asnjë zënkë paraprake. I njejti, duke sulmuar shante Nol Nushin. Sharjet masive, kërcënimet e linqimet janë mënyrë funksionimi e partisë në pushtet. Nevojitet pak gjë që kjo gjendje e dhunës të shndërrohet në manifestim konkret. Kur argumenti i vetëm është ai i numrave dhe i forcës, sigurisht se mujsharia është sjellja politike që pason. Kjo mënyrë e pushtetit të shkuar nuk supozohej me qenë pushteti i ri. Me këtë rast dhe rastet e ngjashme duhet të merret policia, por tejkalimi i kësaj gjendjeje është i mundur vetëm përmes demokratizimit të shoqërisë. Pengesa kryesore për këtë gjë sot është partia në pushtet”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …