Dardan Molliqaj

PSD-ja do të mbajë protestë kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova, në Gjilan

Kryetari i Partisë Socialdemokrate,  Dardan Molliqaj, ka folur për vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila më 21 shtator, ka paralajmëruar se  do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile,  në Gjilan, në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim. Ai përmes një konference për media ka thënë se më 21 shtator në orën 10:00, PSD-ja do të mbajë protestë kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova dhe kësaj gjykate. Molliqaj gjithashtu ftoi që të marrin pjesë në protestë edhe veteranët dhe ata qytetarë që janë mbështetës të lirisë. Ai saktësoi se më   21 shtator në orën 10:00, në vendin ku do të mbahet takimi  Trendafilovës  do të kemi protestë. Ftojmë veteranët dhe mbështetësit e lirisë, që të jemi bashkë…Protesta duhet të jetë gjithëpërfshirëse”, u shpreh kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …