Kryeministri, Kurti ka folur për takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama gjatë ditës së djeshme, në Tiranë

Kryeministri, Kurti në një konferencë për media ka folur për takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama gjatë së martës në Tiranë. Ai ka thënë se takimi me Ramën ishte shumë i mirë, konstruktiv e pozitiv si dhe kanë folur për temat aktuale. E para ishte siguria kibernetike dhe isha shumë i interesuar për përvojën e tyre me sulmet e fundit që kanë qenë të dëmshme e kriminale.. Ju e dini që sot kemi themeluar Agjencinë për sigurinë kibernetike”, tha Kurti. Ai më tej bëri të ditur se temë e dytë ishte sfidat me krizën energjetike, ndërkaq njoftoi se KEK dhe KESH kanë bashkëpunim shumë të ngushtë. “Gjatë  verës u kemi dhënë shumë energji elektrike Shqipërisë, në mënyrë që të na ndihmojnë gjatë dimrit”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …