Kuvendi i Kosovës e vazhdon edhe sot seancën e debatit parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë

PSD-ja e vendosur se nuk do ta votojë buxhetin pa ju plotësuar kushtet që ajo i kërkon nga Qeveria e Kosovës

Pesë kushte i ka vënë Partia Socialdemokrate kur si parti opozitare, më 21 dhjetor të vitit të kaluar bëri të mundur të kalojë në parim Projektligji për Buxhetin e vitit 2019. Por, kjo parti nuk do të votojë buxhetin në lexim të dytë nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre. Burime brenda Qeverisë thonë se buxheti në lexim të dytë do të votohet në fund të këtij muaji dhe ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, me kërkesë të PSD-së, do të shkarkohet para se të ndodhë votimi. Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, se realizimi i kushteve të tyre është i lidhur me votimin e projekt-ligjit për buxhet në lexim të dytë, përfshirë edhe projekt-ligji për Qeverinë, që sipas saj, e kanë kërkuar më së largu në një afat tremujor. Javë më parë, kryeministri Haradinaj e la të hapur mundësinë e shkarkimit të Rikalos, por një gjë e tillë ende s’ka ndodhur. PSD-ja, thotë se nëse ky ministër nuk shkarkohet, atëherë ata s’do ta votojnë buxhetin në lexim të dytë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …