Uran Ismaili beson që Partia Demokratike të Kosovës do të del nga zgjedhjet 5 për qind më shumë se pozicioni i dytë

Uran Ismaili thotë se Vjosa Osmani është pionere e Albin Kurtit e cila e ka tradhëtuar komplet LDK-në

Vjosa Osmani nëpërmjet në deklarate të premtën e ka quajtur Partinë Demokratike të Kosovës, tradhëtare që e ka në ADN tradhëtinë. Kjo deklaratë e deputetës së LDK-së ka ngjallur reagime nga krerët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ndër ta ka reaguar edhe nënkryetari i kësaj partie dhe njëherit ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili. Ai e ka quajtur Vjosa Osmanin, pionere të Albin Kurtit duke thënë se ka tradhëtuar Fatmir Sejdiun, Isa Mustafën e pastaj komplet LDK-në. “Vjosa Osmani e paska akuzuar PDK-në për tradhti. Pra, paska akuzuar për tradhti njeriu që s’ka lënë njeri pa e tradhtuar në LDK. E ka tradhtuar Fatmir Sejdiun. E ka tradhtuar Isa Mustafën. E në fund, e ka tradhtuar edhe komplet LDK-në, duke u shndërruar në një pioniere të Albin Kurtit”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …