PSD-ja me partitë opozitare e përfaqësuesit e sindikatave u pajtuan vendimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës është papranueshëm

PSD-ja me partitë opozitare e përfaqësuesit e sindikatave u pajtuan vendimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës është i papranueshëm

Partia Socialdemokrate ka kumtuar një njoftim për media pas takimit me partitë opozitare në Kosovë. Nga PSD-ja është konfirmuar se me partitë opozitare dhe me përfaqësuesit e sindikatave kanë rënë dakord që vendimi Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e tarifës për qytetarët që shpenzojnë 800 kilovat është i papranueshëm. Nga kjo parti kanë treguar edhe për disa nga çështjet me të cilat janë dakorduar me partitë opozitare. “Në takim u dakorduam si në vijim: Të kërkohet nga partitë opozitare parlamentare që ta bëjnë betejën ligjore dhe ta dërgojnë vendimin deri tek instanca e Gjykatës Kushtetuese. Propozimi i ZRrE-së, si dhe propozimet e Vetëvendosjes  për rritje të çmimit të energjisë ishte 26 faqe, ndërsa vendimi për rritje vetëm tre paragrafë. Kjo është e çuditshme dhe e papranueshme. Kërkojmë që vendimi të publikohet menjëherë. Organizimi përmes aksionit opozitar, që ka në qendër ndërthurjen e problemeve të shumta është rruga përpara. Zgjidhja është e përbashkët”, ka njoftuar PSD-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …