Punëtorët e Feronikelit në Drenas nuk lejojnë bartjen e xeheve nga fabrika drejt Maqedonisë

Punëtorët e Feronikelit në Drenas nuk lejojnë bartjen e xeheve nga fabrika drejt Maqedonisë

Punëtorët e Ferronikelit kanë bllokuar hyrjen e kësaj fabrike, për të mos lejuar bartjen e xeheve nga fabrika drejt Maqedonisë. Punëtorët akuzojnë menaxhmentin se në mënyrë të fshehtë është përpjekur të bartë xehet nga fabrika. Sindikalistët janë takuar me menaxhmentin, por sipas kryetarit të sindikatës, drejtuesit e fabrikës nuk kanë dhënë asnjë shpresë se fabrika do të rinisë prodhimin. Punëtorët, të lodhur dhe të shqetësuar për të ardhmen e tyre, kanë kërkuar ndihmën e institucioneve për të mundësuar nisjen e punës, pasi situata ekonomike e tyre ka filluar të përkeqësohet. Kamionët janë porositur që të vijnë nga Maqedonia dhe të marrin materialin e gatshëm nga rezervat brenda fabrikës, të mbetura para se ndërmarrja të ndalte prodhimin. Komuna e Drenasit ka liruar për një vit nga tatimi ndërmarrjen, por ka kërkuar ndërhyrjen e shpejtë të qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …