Punëtorët e larguar nga KEDS-i, sot kanë protestuar para Gjykatës Themelore dhe para asaj të Apelit

Punëtorët e larguar nga KEDS-i, sot kanë protestuar para Gjykatës Themelore dhe para asaj të Apelit

Me pankarta në duar, me mbishkrime “KEDS po e sfidon gjyqësorin, “Gjyqtarë pse po heshtni”, punëtorët e larguar nga KEDS-i, sot kanë protestuar para Gjykatës Themelore dhe para Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Remzi Demaj, nga njësia e distriktit të Prishtinës, ka thënë se edhe pse qe tre muaj është vendimi i prerë i gjykatës në favor të 78 punëtorëve, KEDS-i nuk po reflekton ndaj punëtoreve me arsyen se lënda është në proces. Ai tha se do të protestohet në vazhdimësi në mënyrë paqësore për arritjen e qëllimeve. Ndërsa, Musa Nimani, nga njësia e distriktit të Mitrovicës tha se nëse nuk kthehen në punë, do të kërkojnë edhe nga gjykata e Strasburgut drejtësi, si dhe do të protestojnë edhe para ambasadave në Prishtinë. Edhe Gëzim Jëlliqi nga distrikti i Prizreni ka kërkuar që të zgjidhet çështja e punëtorëve të larguar nga menaxhmenti i KEDS.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …