Punëtoria e Bedri Hamzës me qytetarët e Shtimes: Gratë duhet të përfshihen më shumë në tregun e punës

Punëtoria e Bedri Hamzës me qytetarët e Shtimes: Gratë duhet të përfshihen më shumë në tregun e punës, prodhimet bujqësore të sigurohen, Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar punëtorinë e radhës për programin qeverisës me qytetarët e Komunës së Shtimes. Hamza ka diskutuar me ta për përfshirjen e grave në tregun e punës, për shëndetësinë, arsimin e bujqësinë, sugjerimet e të cilëve do t’i përfshijë në programin qeverisës. “Ju e dini më së miri se çka ju preokupon. Cilat janë brengat dhe problemet tuaja…”, ka thënë Hamza. Disa nga kërkesat e qytetarëve ndaj Hamzës ishin ndërtimi i çerdheve, krijimi i kushteve bashkëkohore të mësimit për të evituar bartjen e çantave të rënda për fëmijët, edukimi shëndetësor, sigurimi i prodhimeve bujqësore dhe të tjera. Përmes programit dhe platformës së tij qeverisëse, Hamza u zotua se në qeverisjen e tij, të moshuarit do të kenë pensione të dinjitetshme, bujqve do t’iu shpaguhet mundi edhe kur prodhimet e tyre dëmtohen nga vërshimet, si dhe premtoi tabela digjitale për shkolla, në kuadër të reformës së thellë në arsim.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …