Vladimir Putin

Putin: Duhet një integrim i ri në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik

Kryetari i Rusisë, Vadimir Putin, ka biseduar në një takim me liderët e disa ish-republikave sovjetike në Shën Petersburg. Takimi është zhvilluar në 25-vjetorin e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha në një intervistë televizive se Putin beson se kolapsimi i Bashkimit Sovjetik më 1991 ka qenë një fatkeqësi. Derisa shpërbërja nuk mund të zhbëhet, Putin beson se “është i nevojshëm një integrim i ri në hapësirën e ish-Bashkimit Sovjetik”, tha Peskov. Bjellorusia, Armenia, Kazakistani, Taxhikistani dhe Kirgizia, si anëtarë të Unionit Ekonomik Euroaziatik, kanë ndjekur samitin në Shën Petersburg.

Kontrolloni gjithashtu

Deri në ora 18.00 kanë votuar rreth  39 për qind e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje deri …