Brickos

PZAP

PZAP e gjobitë me pesë mijë euro LDK-në për vendosjen e materialit propagandistik në Prishtinë

Paneli Zgjedhor për Anesa dhe Parashtresa e ka gjobitur me pesë mijë euro LDK-në për vendosjen e materialit propagandistik të fushatës për kandidatin për kryetar të kësaj komune, Përparim Rama. Vendimi vjen pas ankesës së subjektit tjetër politik Lëvizja Vetëvendosje, “Pranohet si e bazuar ankesa e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje me sli në Prishtinë me Anr.604/2021 e datës 29.09.2021 dhe subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës me seli në Prishtinë për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike-vendosja e tendave dhe tavolinave me materiale propaganduese, në rrugët publike për qëllime elektorale të subjektit politik LDK, i shqiptohet dënimi me gjobë në shumë prej 5 mijë e 100 euro, cilën gjobë detyrohet ta paguaj në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi nën kërcënim të përmbarimit”, thuhet në vendimin e PZAP.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …