Uran Ismaili: Për t’i përjetuar dhe njohur problemet për disa javë rresht kam bujtë nëpër lagje të Prishtinës

Uran Ismaili: Për t’i përjetuar dhe njohur problemet për disa javë rresht kam bujtë nëpër lagje të Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili pas disa javësh që ka bujtë nëpër lagje e fshatëra të Prishtinës, tani ka dalë edhe me zotime konkrete për ta. Ai e ka nisur me lagjet Dardania dhe Lakrishte, ku para dhjetërave banorëve u ka treguar atyre se cila punë do ti kryej në këto lagje deri në vitin 2024. “Jam këtu për një takim jo krejt të zakonshëm. Ky nuk është një tubim si çdo tjetër. E ka një qëllim shumë të qartë edhe një zotim të prekshëm për të gjithë juve. Si qytetar i Prishtinës, çdo ditë të jetës e kaloj në Prishtinë. I njoh problemet dhe streset e përditshme të secilës lagje. Mirëpo, për t’i përjetuar me drejtpërdrejt ato, për disa javë rresht kam bujtë nëpër lagje të ndryshme të Prishtinës. E lagjet tona kanë probleme të shumta, përfshirë edhe Dardaninë e Lakrishten”, ka thënë Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …