PZAP

PZAP refuzon ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me kufizimin e votuesve të diasporës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me vendimin e KQZ-së, për kufizimin e numrit të votuesve nga diaspora. PZAP ka konstatuar se ankesat e ngritura nga udhëheqësit e Vetëvendosjes nuk janë brenda juridiksionit të këtij institucioni. Vendimi i KQZ-së për kufizimin e votuesve nga diaspora, që do të regjistrohen për të votuar në përfaqësitë diplomatike më 9 shkurt, ka shkaktuar reagim të fortë nga partia në pushtet. Për të kundërshtuar këtë vendim, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar ndërhyrjen e Qeverisë përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës duke ngritur ankesën në PZAP, por Paneli ka vendosur që kjo çështje nuk është nën juridiksionin e tij, duke refuzuar kështu ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së për kufizimin e numrit të votuesve në diasporë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …