Gjatë ditës së diel, në QNR janë rinumëruar mbi 500 vendvotime

PZAP sot merr vendim për numërimin e 5 mijë votave të diasporës, të cilat kishin arritur në Kosovë me vonesë

Gjykata Supreme e ka parë si të ligjshme kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 4 mijë e 639 votave të diasporës, kështu ka anuluar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, i cili e kishte parë si të pabazuar kërkesën e Vetëvendosjes. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa pritet të mblidhet sot dhe të marrë vendim për numërimin e rreth 5 mijë votave të diasporës, të cilat kishin arritur në Kosovë me vonesë, pavarësisht që ato ishin nisur me kohë. Përveç këtyre votave të diasporës, të gjitha votat tjera tashmë janë numëruar, ndonëse edhe më tej nuk do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Sipas vendimit, PZAP-i duhet të rivendosë lidhur me çështjen në fjalë. Shpallja e rezultateve nuk mund të bëhet pa u marrë një vendim nga PZAP-i, prandaj edhe duhet që të presin vendimin për të proceduar me hapat e tjerë”, ka deklaruar ai. Njohës të çështjeve politike në vend kanë vlerësuar se procesi i numërimit të votave ka qenë i zvarritur. Sipas tyre, për shkak të këtyre zvarritjeve me vonesë do të bëhet edhe formimi i institucioneve. Përndryshe, pas numërimit të këtyre votave të diasporës nga Vetëvendosja thonë se presin thellim të fitores, derisa nga koalicioni, Nisma, AKR PD thonë se ato do të jenë përcaktuese nëse ky koalicion do të kalojë pragun.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …