Rashit Qalaj: Qëndrimi sa më i gjatë i serbëve në rrugë në Jarinjë e Bërnjak e tensionon edhe më shumë situatën

Qalaj: Policia e Kosovës ka arritur që në masë të madhe të shkatërrojë bandat kriminale përfshirë edhe ato në veri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se policia ka arritur ka arritur që në masë të madhe të shkatërrojë bandat kriminale përfshirë edhe ato në veriun e Kosovës. “Mendoj që nëse flasim për sukses të policisë së Kosovës dhe i referohemi pjesës veriore të vendit mund të them që suksesi është që në veri policia punon dhe kryen punën policore pa asnjë problem. Gjendja e sigurisë është më e mirë në krahasim me vjetët e kaluara. Qytetarët kanë filluar t’i besojnë policisë së Kosovë më shumë në pjesën veriore se sa viteve e kaluara dhe ka filluar një bashkëpunim më i madh ndërmjet qytetarëve dhe policisë së vendit edhe në pjesën veriore. Ne do të veprojmë çdoherë aty ku ka nevojë që të bëjmë arrestimin e të dyshuarave dhe dërgimin e tyre para organeve të drejtësisë pavarësisht se ku veprojnë dhe jetojnë. Policia ka arritur që të shkatërrojë mjaftë grupe kriminale në mbarë vendin edhe në pjesën veriore dhe policia e Kosovës do të punojë që t’i trajtojë njëjtë të gjithë, ka deklaruar në mes tjerash, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …