QEAP “Agimi” së shpejti me objekt të ri modern

Qendra për Edukim dhe Arsim Parafillor “Agimi” tashmë është bërë pjesë e projekteve për investim në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi tha se objekti i ri i çerdhes do të jetë një objekt modern, i ndërtuar sipas standardeve të larta ndërtimore. Kryetari Ilazi tha se përmes këtij projekti, do të përfitojnë më të vegjlit, të cilët pjesën më të madhe të ditës e kalojnë në çerdhe. Sipas tij objekti aktual nuk i ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme, andaj përmes drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës, është dërguar kërkesa në MASHT për ndërtimin e objektit të ri të çerdhes. Sipas kryetarit edhe viti 2017, do të jetë vit i rregullimit të infrastrukturës shkollore dhe vit i ngritjes së cilësisë në arsim.

Nga ana tjetër Drejtori për Arsim dhe Kulturë në Kaçanik Enver Kamishi tha se objekti do të ndërtohen në hapësirën ekzistuese të objektit të tanishëm, ndërsa do të ndërtohet sipas kushteve më moderne me inventarin përcjellës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorë të drejtorive

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, me të cilët bisedoi për …