Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi”në Malishevë shënoi ditën e shkollës

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, në ditëlindjen e dëshmorit, emrin e të cilit e mban kjo vatër e arsimit profesional, ka shënuar ditën e saj. Në këtë ditë të shënuar, ku krahas nxënësve e mësimdhënësve, morën pjesë edhe familjarë të dëshmorit,  nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku dhe drejtori i arsimit në Malishevë, Avdi Morina, të shoqëruar nga drejtorë tjerë komunal, komandanti i Stacionit Policor në Malishevë, kapiten Halil Morina, pjesëtarë të FSK-së, bashkëluftëtar të Kujtim Krasniqit, dhe qytetar të tjerë.

Me këtë rast u vlerësua jeta dhe veprimtaria e Kujtim Krasniqit, si dhe të arriturat e Qendrës së Kompetencës. Drejtori i Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi”, Nazmi Zogaj, në fjalën e rastit, i ka përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë vatër shkollore që nga hapja e saj, e deri në ditët e sotme, përfshi edhe bizneset në Malishevë, që e mundësojnë mbajtjen e mësimit praktik. Drejtori Zogaj, shprehi mirënjohjen e përjetshme për dëshmorin Kujtim Krasniqi, dëshmorët e kombit dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tyre, për lirinë që ja sollën vendit.

Ndërsa nënkryetari i komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, në fjalën e rastit, e vlerësoi ngjarje të madhe ditën e shkollës, e cila reflekton punën, misionin dhe përpjekjet e kësaj vatre të diturisë, e cila është pjesë e kompetencave edukative dhe arsimore. Duke folur për emrin që mban shkolla, nënkryetari Mazreku tha se “është shembulli më i mirë, se si interpretohet atdhedashuria”.

Këtë ditë të veçantë për këtë vatër shkollor, e ka përshëndetur edhe zyrtari i agjencionit për arsim profesional, Jetmir Berisha.

Pas fjalimeve dhe programit artistik të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle, u ndanë edhe mirënjohje për nxënësin më të mirë, mësimdhënësin më të mirë, kujdestarin më të mirë dhe punëtorin teknik më të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …