Brickos

Vazhdojnë investimet në bujqësi në komunën e Malishevës

Projekti për ndërtimin e stallave në territorin e komunës së Malishevës, ka hyrë në fazën finale, pasi dhjetë stallat e parapara, janë ndërtuar, ndërsa edhe furnizimi me lopë qumështore është drejt finalizimit. Disa nga fermerët përfitues, i ka vizituar drejtori i Drejtorisë për Bujqësi në Malishevë, Murat Hoxha, i cili edhe i ka informuar për ecurinë e mëtutjeshme të përfundimit të këtij projekti.

Sipas drejtorit Hoxha, janë ndërtuar dhjetë stalla, ndërsa të dhjetë përfituesit, do të furnizohen edhe me nga pesë krerë lopë qumështore, duke ju ndihmuar kështu në hapjen e stallave të reja dhe rrjedhimisht, përmes kësaj përkrahje edhe punësimin e një numri të caktuar, të atyre që angazhohen në këto stalla.

“Investimi në bujqësi është investimi më me interes për zhvillimin ekonomik dhe rrjedhimisht edhe në rritjen e furnizimit të tregut dhe konsumimit të produkteve vendore”, tha drejtori Hoxha, sipas të cilit, investimet në bujqësi, do të vazhdojnë të mbesin prioritet për qeverinë Begaj, edhe në vitin tjetër.

Projekti i ndërtimit të stallave, është realizuar në bashkëfinancim me dhjetë fermerët përfitues, ndërsa vet fermerët janë shprehur të kënaqur me ecurinë e realizimit të këtij projekti dhe presin që brenda vitit të fillojnë me punën e tyre në stalla.

Sipas drejtorit Hoxha, kanë përfunduar të gjitha procedurat për furnizimin me lopë qumështore dhe pritet që shumë shpejt të realizohet edhe kjo pjesë e projektit të drejtorisë, dhe për këtë qëllim, është realizuar edhe kjo vizitë, në mënyrë që fermerët të jenë të informuar në tërësi, deri në realizimin e projektit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …