QENDRAT E MJEKËSISË FAMILJARE NË KRUSHË TË MADHE DHE RATKOC NË SHËRBIM TË QYTETARËVE

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Ltifi, i  shoqëruar nga bashkëpunëtorët, gjatë ditës ka vizituar stafin mjekësor në QMF-të, në Krushë të Madhe dhe Ratkoc, staf ky i cili po qëndron në krye të detyrës në këto ditë të vështira të krijuara nga COVID-19. Kryetari Latifi ndër të tjera ka thënë: Nga afër u njoftova me përgatitjet që janë bërë, edhe pse ende nuk është verifikuar asnjë rast i infektuar me virusin COVID-19 në komunën tonë, stafi mjekësor i të dy qendrave është i pajisur me maska, dezinfektues dhe të gjitha masat mbrojtëse, në mënyrë që të ofrojnë shërbime profesionale dhe të sigurta për qytetarët, tashmë kemi marrë vendim që në të dy QMF-të në Krushë të Madhe dhe Ratkoc, edhe ditën e shtunë të punohet me orar të rregullt. Në cilësinë e Kryetarit të Komunës, të dy stafet në këto QMF, i inkurajova që në këtë situatë të jenë sa më vigjilent dhe të zbatojnë në përpikëri të gjitha rekomandimet e dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHP). Për të arritur misionin tonë në parandalimin e këtij virusi, nevojitet edhe vetëdijesimi i juaj, andaj kërkoj nga të gjithë ju të nderuar qytetarë, që të qëndroni në shtëpitë e juaja, e në rastet kur keni shenja të virusit korona të kontaktoni këta numra:

  • ☎️ 044/ 230- 138 – Drejtori i QKMF-së Rahovec

  • ☎️044/ 426- 416 – Drejtori i DSHMS-së Rahovec

  • ☎️029/ 277- 913 – Stacioni Policor Rahovec

Mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës janë në vijën e parë të përballjes me pandeminë COVID-19. Mirënjohje të thellë dhe falënderim për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat, edhe të familjeve të tyre. Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …