Qeveria dënon ashpër sulmin ndaj ministrit, Krasniqi

Qeveria e Kosovës ka dënuar sulmin ndaj ministrit
të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi. Në reagimin e
Qeverisë thuhet se këto akte të ulëta, të orkestruara nga kjo parti politike
opozitare, janë veprime të drejtuara kundër institucioneve legjitime, kundër
progresit dhe proceseve integruese euroatlantike, si dhe kundër partneritetit
të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet e Bashkimit
Evropian. “Qeveria e Republikës së Kosovës, duke ftuar përfaqësuesit e partive
tjera opozitare që të distancohen nga veprimet antishtetërore të Lëvizjes
Vetëvendosje, i bën thirrje të gjithë spektrit politik dhe qytetar në Kosovë,
që të mos bien pre e propagandës, provokimeve dhe përpjekjeve të grupeve të
tilla parapolitike, për të zhytur Kosovën në anarki dhe për të nxitur konflikte
me pasoja ndërmjet qytetarëve”, thuhet në reagim. Njëkohësisht, Qeveria e
Kosovës, ftoi organet përgjegjëse që të marrin masat e nevojshme për ndalimin e
sulmeve të tilla, të cilat po krijojnë shqetësim te qytetarët dhe po përpiqen
të pengojnë punën normale të institucioneve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …