Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për komunitetin egjiptian

Qeveria e Kosovës do vazhdojë mbështetjen për komuniteti egjiptian qoftë në arsim, punësim e çdo fushë tjetër , me qëllim që të përmirësohet mirëqenia e tyre edhe pse pjesëtarët e komunitetit egjiptian ende vazhdojnë të ballafaqohen me sfida të shumta.

Kështu u tha në debatin lidhur me politikat publike dhe veprimet e institucioneve shtetërore për sfidat dhe mundësitë për komunitetin egjiptian. Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të shënimit të javës egjiptiane.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj tha se komuniteti egjiptian dhe të gjitha komunitete tjera në Kosovë janë vlerë e shtuar për shtetin e Kosovës dhe se bashkërisht do të punojnë për një mirëqenie të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht etnisë që i takojnë.

“ Iu siguroj që do e keni mbështetjen e plotë në të gjitha iniciativat dhe se bashkërisht do ndihmojmë ndërtimin e shtetit të Kosovës”, tha ai. Kurse lehtësi dhe mundësi për arsimin të barabartë në Kosovë për të gjitha komunitetet ka ofruar ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, i cili tha se mundësia e parë që kanë ofruar është regjistrimi i 5 nxënësve në të gjitha drejtimet si dhe ofrim i 750 bursave.

Më tej ai tha se me qëllim të ofrimit të mundësive për shkollim të lartë si të rinjve egjiptian kanë ofruar vende te lira për regjistrim në universitet e Kosovës so dhe kanë ofruar lehtësira për pranim në konvikte dhe mensa.

Ndërsa, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica u zotua për një angazhim që do vazhdojë përkrahjen sociale për të gjithë komunitetet përfshirë edhe atë egjiptian.

Reçica tha se me qëllim të rritjes së mirëqenies së komunitetit egjiptian janë duke i ndërtuar 37 shtëpi për familjet në nevojë si dhe janë duke u mundësuar për ofrimin e këtij komuniteti me vendet e punës. I pranishëm ishte edhe deputeti Veton Berisha i cila tha se ky komunitet ballafaqohet me sfida të shumta për çka edhe kërkoi një angazhim më të madh të institucioneve shtetërore të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …