Qeveria do t’i vazhdojë konsultimet dhe koordinimet me partnerët e Kosovës, ka deklaruar sot, kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, dje tha  se hapja e Urës mbi Lumin Ibër për qarkullim të automjeteve nuk është çështje dialogu, por çështje kohe, sot ka ndërruar fjalët dhe  deklaron   se qeveria e tij do t’i vazhdojë konsultimet dhe koordinimet me partnerët e Kosovës në lidhje me rihapjen e urës mbi lumin Ibër në veri. Hapja e urës nuk është kundër partnerëve ndërkombëtarë, ka thënë Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë.  Dje kishe qenë shumë devidiv dhe kishte deklaruar se çështja e urës së Ibrit është çështje e Kosovës, është çështje e cila është përmbyllur sa i përket Brukselit në vitin 2016-2017 dhe ura duhet të hapet. Nga pikëpamja jonë ajo çfarë duhet të presim është raporti për qëndrueshmërinë, pastaj  e vlerësojmë se sa është e qëndrueshme ura dhe marrim vendim. Tani pas publikimit të Raportit,   dhe pas deklarimit të ashpër të Departamenti Amerikan i Shtetit se nuk mbështet asnjë ndryshim në statusin aktual të Urës së Ibrit, Kurti i ka ‘hangër’ fjalët, si  shumë herë deri tani.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …