Kryeministri Ramush Haradinaj, pak orë pasi ka marrë detyrën, në 18:00 të mbrëmjes ka thirrur mbledhjen e parë të qeverisë së tij. Njoftimi për mbledhjen e së hënës tashmë është bërë publik nga zyra e tij për informim. “Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Vendi: Ndërtesa e Qeverisë. Koha: 18:00”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë. Ndryshe, Ramush Haradinaj gjysmë orë para mesditës të së hënës ka pranuar detyrën e kryeministrit nga tashmë ish-kryeministri Isa Mustafa, me një ceremoni solemne. Ndërkaq, në ora 12:00 të së njëjtës ditë, kryeministri i ri kosovar ka pritur në takim ambasadorin amerikan Greg Delawie.
Kontrolloni gjithashtu
Më 14 nëntor, në Gjykatën Speciale, në Hagë, fillon gjykimi kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës
Më 14 nëntor 2024, në Gjykatën Speciale fillon procesi në gjykimin e Sabit Januzit, Ismet …