U formua Komisioni për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin me emrin e tij, në Prishtinë

Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për përmirësimin e kushteve të qendrave korrektuese

Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të përkrahë Qendrat Korrektuese në Republikën e Kosovës, me qëllim që të mundësojë riintegrimin e plotë në shoqëri, për ata që njëherë kanë rënë ndesh me ligjin. Kështu thanë ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe ai i Drejtësisë, Abelard Tahiri me rastin e vizitës në Qendrën Korrektuese për të mitur dhe femra, në Lipjan, pak orë para ndërrimit të vitit, ku u interesuan për kushtet aty, dhe gjendjen aktuale të rezidentëve. Ministri Sefaj, vizitën e bërë një orë para ndërrimit të vitit në këtë Qendër e quajti simbolike, por të rëndësishme pasi që në këtë mënyrë bëhet e ditur përkrahja e institucioneve për djemtë e ri që kanë rënë ndesh me ligjin. Ai theksoi se edhe shoqëria duhet të jetë e gatshme që të mirëpres risocializimin e këtyre të fundit, në mënyrë që të mundësohet një e ardhme më e mirë për ta.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …