Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Samitin që u mbajt në Brdo të Sllovenisë

Qeveria e Kosovës takimin e radhës, Kurti-Vuçiq, do ta kushtëzojë me formalizim të Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit të Implementimit

Takimi i radhës Kurti-Vuçiq, kësaj radhe po kushtëzohet nga Kosova me formalizim të Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit të Implementimit. Ky ka qenë qëndrimi që Kurti ia ka thënë emisarit sllovak Miroslav Lajcak në takimin që kanë pasur bashkë. Megjithatë për BE-në të dy marrëveshjet janë ligjërisht obligative për të dy palët dhe do të jenë pjesë përbërëse e perspektivës evropiane të të dy vendeve. Kështu ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ndërkohë, Besnik Bislimi, në konferencën e mbajtur një javë më parë kishte deklaruar  se në takimin e fundit në mes të emisarit sllovak, Miroslav Lajcak dhe kryeministrit, Albin Kurti, është thënë se do të ishte mirë të organizohej një takim i nivelit të lartë, megjithatë qëndrimi i Kosovës ka qenë se një takim i tillë s’do të kishte vlerë, derisa Serbia nuk shpreh gatishmëri për ta nënshkruar marrëveshjen dhe për ta implementuar atë.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …