Sot 868 pacientë shërohen nga virusi korona, konfirmohen 599 raste të reja si dhe 17 të infektuar vdesin

Qeveria e Malit të Zi ka refuzuar në mënyrë kategorike të pranoj respirator si formë dhurate nga Serbia

Qeveria e Malit të Zi ka refuzuar të pranoj respirator si formë dhurate nga Serbia. Ndërkohë autoritetet e Serbisë kanë kërkuar nga Mali i Zi që ta rishqyrtojnë edhe njëherë vendimin e tyre për këtë refuzim të donacionit nga Serbia por refuzimi i qeverisë malazeze ka qenë kategorik dhe kanë theksuar se nuk duan ndihma nga Serbia as gjatë gjendjes së pandemisë së shkaktuar nga virusi KOVID-19.  Presidenti i Këshillit Kombëtar për Emergjenca të Malit të Zi, Milutin Simunovic, ka shkruar se presidenti i Serbisë, Aleksadner Vuçiq nuk ka nevojë të brengoset për Malin e Zi. Do të gjendemi ne. Për fat të mirë ka shtete e tregje në të cilat është e mundur me paratë tona të blejmë pajisjet e munguara. Lajmin për refuzimin kategorik të kësaj ndihme e ka konfirmuar ambasadori serb në Mal të Zi, Vladimir Bozoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …