Numri i rasteve aktive me virusin korona aktualisht në Kosovë është 1.393 persona të infektuar

Humolli: Për të pasur sukses në luftën ndaj koronavirusit duhet të kemi patjetër bashkëpunim me qytetar

Duke folur për masa e ndërmarra në vendin tonë kundër përhapjes së virusit KOVID-19, shefja e Emergjencave në Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Isme Humolli ka thënë se për të pasur sukses në luftën ndaj koronavirusit është i domosdoshëm bashkëpunimi sa më i madh me qytetar. Ajo ka vlerësuar duke u bazuar në faktin e situatës aktuale, kapaciteteve që ka Kosova dhe nëse shkojmë sipas vlerësimit të tetë shtyllave të OBSH-së mund të themi lirisht se situata është duke u menaxhuar jashtëzakonisht mirë dhe me një përkushtim shumë të lartë. Nëse qytetarët e Kosovës respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së Institutit Kombëtare të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, atëherë nga mesi i muajit maj do të fillojmë me masa më të lehta të restrikcionit, ka thënë shefja e Emergjencave në Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Isme Humolli.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …