Lajiq: Mallrat nga Serbia megjithatë hyjnë në Kosovë por nga rrugë të ndryshme

Qeveria e Serbisë: Nëse Kosova nuk i tërheq të gjitha masat shtesë doganore do të kundërpërgjigjemi

Qeveria e Serbisë bëri të ditur se nëse Kosova s’i tërheq të gjitha masat shtesë doganore ndaj produkteve sezonale nga Serbia, Maqedonia e Bosnja, atëherë masa të njëjta do të ndërmarrin edhe ata. Ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajiq, i cili tha se përderisa Kosova nuk tërhiqet plotësisht nga vendimi i marrë ditë më parë për t’u vënë taksë shtesë prej 30 për qind pemëve, perimeve e misrit, kundër-masat janë të pashmangshme nga tre vendet e sipërpërmendura. Ai tha se kanë marrë informata jozyrtare se bllokada nga ana e Kosovës është hequr për misrin, i cili po ashtu ka qenë i përfshirë në masat e ndërmarra nga Kosova, e që është më e rëndësishmja për Serbinë e mbi të gjitha për Maqedoninë. Qeveria e Kosovës ka tërhequr vendimin për vendosjen e taksës doganore prej 30 për qind në importin e pemëve, perimeve dhe misrit nga shtete e sipërpërmendura.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …