Qeveria gjermane e konsideron të gabueshme nëse BE-ja dhe Gjermania heqin dorë nga mbështetja për Kosovën

Qeveria gjermane e konsideron të gabueshme nëse BE-ja dhe Gjermania heqin dorë nga mbështetja për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratat e ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Maas. Gjatë ditës së djeshme, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka thënë se Qeveria gjermane e konsideron të gabueshme nëse BE-ja dhe Gjermania heqin dorë nga mbështetja për Kosovën, shkruan lajmi.net. Maas në një intervistë për “Stuttgarder Nachrichten”, po ashtu ka folur edhe për reformat që kanë ndodhur në Kosovë. Pas këtyre deklaratave, kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj, ka thënë kjo deklaratë e ministrit Heiko Maas, rikonfirmon mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën. “Jam i lumtur që të ndajë me ju deklaratën mbështetëse që vjen nga Gjermania mike, për reformat e ndërmarra shtetërore. Në intervistën e dhënë për gazetën gjermane “Stuttgarder Nachrichten”, kushtuar Kosovës, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas e ka vlerësuar lartë angazhimin e Qeverisë së vendit tonë duke thënë se “Reformat të cilat janë kryer atje janë mbresëlënëse dhe kjo duhet të pranohet.” Ky është edhe një rikonfirmim se mbështetja e parezervë e Gjermanisë për Kosovën është rezultat i partneritetit të ngushtë e të sinqertë me shtetin gjerman, si dhe është vendimtar për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën europiane të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …