QKMF në Skenderaj pranoi pajisje medicinale donacion nga Gjermania

Nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura bashkë me zëvendësministrin e Shëndetësisë Mevludin Krasniqi kanë pranuar një donacion me 2000 njësi pajisje medicinale nga Gjermania dedikuar QKMF-së në Skenderaj.

Më këtë rast nënkryetari Nura ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në realizimin e këtij donacioni të vlefshëm për Komunën e Skenderajt. Ai në veçanti ka falënderuar zëvendësministrin Krasniqi për përkrahjen në adresimin e nevojave shëndetësore dhe ngritjen e efikasitetit të shërbimeve shëndetësore.

Ndërsa z. Mevludin Krasniqi ka shprehur përkushtimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndihmë institucioneve shëndetësore në ngritjen e efikasitetit të shërbimeve shëndetësore.

Nura dhe z. Krasniqi me këtë rast kanë vizituar edhe hapësirat e objektit të ri të QKMF-së, objekt që pritet të lëshohet në punë së shpejti.

Donacioni i pranuar është dhuruar nga Klinika Universitare e Jenës nga Gjermania dhe është realizuar përmes shoqatës ICS.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …