leoni

U mbajt mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve në Mitrovicë

Në Komunën e Mitrovicës janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për një fillim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor. Institucionet komunale, në krye me DKA, gjatë periudhës së pushimeve verore, ka bërë përpjekje maksimale për përmirësimin e kushteve që ky vit të nisë mbarë. Kështu u konstatua në mes tjerash në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve, e cila u mbajt nën drejtimin e nënkryetarit, Safet Kamberi, ku u debatua edhe për shumë çështje tjera me rëndësi për jetën e qytetarit.

“Duke besuar në traditën e mirë të mësimdhënësve tanë, në misionin e tyre, shprehim besimin e plotë se edhe në këtë vit shkollor do të shënohen të arritura me të cilat do të krenohemi si shoqëri e dijes dhe aftësimit të brezit të ri ”, ka thënë me këtë rast Pajazit Hajzeri, drejtor i DKA-së.

Drejtori Hajzeri po ashtu ka kërkuar që deri në fillimin e vitit të ri shkollor të bëhet edhe furnizimi me lende djegëse për të gjitha shkollat në Komunën e Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …