Ministri, Anton Çuni

Në veri veprojnë grupe kriminale serbe

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, kanë tërhequr vërejtjen se në pjesën veriore të vendit veprojnë grupe kriminale serbe. Ata janë të regjistruar si klub sportiv por kryejnë veprime kriminale. Pjesëtarët e këtij grupi të regjistruar si klub sportiv nuk kanë të bëjnë asgjë me sportin por janë grupe paramilitare që janë futur nga Serbia dhe që janë të armatosur gjerë në dhëmbë, kanë tërhequr vërejtjen gjatë fjalës së tyre në Kuvend, deputeti Anton Cuni dhe Glauk Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …