R. Haradinaj: Kosova po formon ushtri, për ta ruajtur paqen në Afganistan dhe Irak dhe jo për të okupuar territorin e saj

R. Haradinaj: Kosova po formon ushtri, për Afganistan dhe Irak dhe jo për të okupuar territorin e saj (!)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, u është kundërpërgjigjur kërcënimeve nga Serbia rreth formimit të ushtrisë të Kosovës. I pyetur në lidhje me kërcënimet që po vijnë nga ana e Serbisë, për luftë, ai u shpreh i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodh. Haradinaj ka thënë se Kosova po formon ushtri, për ta ruajtur paqen në Afganistan dhe Irak dhe jo për të okupuar territorin e saj në veri. Ushtrinë nuk e kemi për veri, është rrenë e kulluar. Ushtrinë e kemi për Afganistan dhe Irak për t’u ndihmuar shteteve, ka deklaruar kryeministri Haradinaj, por pa shpjeguar se a duhet që kjo ushtri ta ruajë Kosovën në rast se sulmohet nga shtetet fqinje.

Kontrolloni gjithashtu

Hillary Clinton: Kosova ka shënuar përparim me rëndësi drejt arritjes së barazisë gjinore në sektorin publik dhe në politikë

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, përmes një videoje  iu drejtua Forumit për Gratë, Paqen …