Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Prerja e pyjeve dhe shkatërrimi i hapsirave të gjelbërta, shkaktari kryesor i ndotjes së ambientit, në Prishtinë

Një hektar tokë e pyllëzuar, bënë pastrimin e ajrit në 18 milion metër kub. Pyjet janë mushkëritë e njeriut. Kosova në të kaluarën jo fort të largët kishte sipërfaqën më të madhe me tokë të pyllëzuar në rajon, diku mbi 60%. Kjo përqindje kaq e lartë e pyllëzimit kishte rëndësi të veçant për popullatën shqiptare të Kosovës, sepse paraqiste një strehim mjaft të sigurt. Rasti më i mirë për kët janë Malet e Berishës, i vetmi vend që armiku nuk e shkeli dot, dhe nga aty përhapej Zëri i Lirisë. Popullata e Kosovës ishte, ngusht e lidhur me malet, dhe kishte një respekt të lartë ndaj kësaj pasurie shum dimensionale.

Për fat të keç, që nga tranzicioni fillon një shkatërrim enorm i pyjeve, pa asnjë kriter shkatërroheshin hapsirat e gjelbërta në të gjitha qytetet e Kosovës, kuptohët Prishtina prinë për të keç. Për rrjedhoj sot kemi një ç’rregullim klimatikë  të ndotjes së ambientit , me theks të veçant në Prishtinë. Ky shkatërrim i pyjeve, po shkakton probleme me reshjet atmosferike, të cilat janë më të pakëtat në Ballkan, ku Kosova për shkak të pozitës së saj Gjeografike dhe të lartësisë mbi-detare, konsiderohët si kupola e Ballkanit.  Zhvillimi e reve të cilat sjellin të reshura atmosferike, këto re që vijnë nga mesi dhe jugu i Italisë, i afrohën Bregdetit Shqiptar, duke iu afruar Alpeve Shqiptare, marrin drejtim nga malet e Albanikut (sot Kopaonik), gjithnjë duke mos-përfshi hapsirën e Kosovës. E tëra kjo për shkak të dëmtimit të sipërfaqeve pyjore. Rrafshi i Kosovës, njihej si sipërfaqja më pjellore me klimë kontinentale në Ballkan, mbase edhe më gjërë. Në këtë rrafsh është një karakteristikë klimatike për zhvillimin e të gjitha llojeve  bujqësore, karakteristikë kjo, sepse në këtë rrafsh fryen një erë e pastër nga lugina e lumit Ibër (në kohërat ilire Ibardhë)në veri të Kosovës dhe malet e Albanikut (Kopaonik), pastaj kjo frymë e pastër klimatike depërton deri në Grykën e Kaçanikut. Mirëpo politika hegjemoniste serbe, mu në këtë rrafsh ndërton Termocentralin Elektrik afër Kastriotit, dhe në Mitrovicë fabrikën e Elektolizës së Zinkut. Për rrjedhoj, shkaktohët ndotja më e madhe e ambientit në Evropë. Kur funksiononte elektroliza, Mitrovica ishte qyteti më i ndotur në Evropë, kurse sot Prishtina është qyteti më i ndotur në Evropë.

Për dëmin që i shkakton ambientit, prerja e pa kontrolluar e drunjëve, duhët fokusuar më tepër në rrethin e Prishtinës, sepse mu për këtë shkak, sot është qyteti me ndotjen më të lartë në Evropë. Në një të kaluar jo fort të largët, Prishtina kishte një hapsirë të gjërë gjelbërimi, si në qendër ashtu edhe në periferi. Nëse e bëjmë një krahasim nga e kaluara dhe e tanishmja, aspak nuk është e vështirë të konkludojmë, se qeverisja e Prishtinës që nga pas lufta, ka bërë Atentat Ekologjik në Prishtinë.

Periferia e Prishtinës, më parë kishte një hapsirë bukur gjërë me drunjë dhe hapsira me gjelbërim. Kësaj radhe, do fokusohëm nga drejtimi i fshatit Bardhosh (ish D.Jugoviç), drejtë Prishtinës. Ky fshat periferik i Prishtinës shtrihët në magjistralën që vjen nga LLapi. Nga ky fshat në të kaluarën jo fort të largët, rruga që çon deri në hyrje të Prishtinës, e tëra ishte me drunjë, pemë, shkurre të ndryshme etj, për rrjedhoj dukshmëria ka qenë tejet e kufizuar. Kuriozitet ishte se mezi vërehej stacioni i trenit në këtë fshat e lëre më më largë. Sot, është një pamje krejt tjetër, mund të shohësh gërmadhat e stacionit të trenit, pastaj fshatin Barilevë, i tërë Kastriot (ish Obiliqi) deri te një pjesë e Fushë-Kosovës, pamje trishtuese.

Nga Bardhoshi në të hyrje të Prishtinës, më sakt te ish hoteli “Apollonia”, e që është maja me lartë e Prishtinës që vie nga rajoni i LLapit. Në të kaluarën kjo hapësirë periferike e Prishtinës ishte me sipërfaqën më të madhe me gjelbërim, dhe drunjë të llojeve të ndryshme, pemë, si dhe mali që shtrihej nga Bardhoshi (ish Jugoviç), në të dy anët Bërnicës së poshtme dhe të epërme, dhe përfundonte te tregu i kafshëve sot. Rruga që kalonte për këtë pjesë në të dy anët ishte me kanale për drenazhimin e ujit nga të reshurat atmosferike si shiu dhe dëbora, që në të kaluarën ishin mjaft të shpeshta. Nga kjo pjesë e Prishtinës, në të kaluarën mezi vëreheshin oxhaqet i Termo Centraleve Kosova A dhe B në Kastriot (ish Obiliq), kurse Gazi- Mestani as që vërehej. Sot kemi një pamje rrëqethëse, sepse e tërë ajo hapësirë nga Bardhoshi e deri në këtë pjesë periferike, është shkatërruar në mënyrën më të keçe të mundëshme. Dukshmëria sot arrihët në largësira të pa imagjinuara më parë. Kjo dukshmëri sot duket kështu: nga veriu mund të vërehet pa problem gryka e LLapit, malet e Shalës së Bajgorës, Mitrovica, komplet malet e Qyqavicës, për të vazhduar në jug deri tek hyrja për në Drenicë, pastaj një pjesë e Lypjanit, gati deri në Ferizaj. Pamje këto rrëçethëse, të shohësh këto hapsira të zhveshura nga drunjët nuk kam fjalë për t’a përshkruar.

Pjesa tjetër periferike e Prishtinës, ajo nga ish hoteli “Apollonia” deri te Xhamia e LLapit, sot quhët Kodra e Trimave, kurse në kohën e LKJ-ës quhej Vranjevci, edhe sot ledekeistët nostalgjik të LKJ-ës ende këtë territor e shqiptojnë si Vranjevc. Kjo pjesë kodrinore impozante e Prishtinës kishte mjaft hapsira dhe terrene rekreative dhe sportive për lakmi. Hapsira nga ish hoteli “Apollonia” dhe në të majtë hoteli “Princi i Arbërit” e deri te sholla fillore “Zenel Hajdini” ishte vend i mrekullushëm me drunjë të të gjitha llojeve, ku për rrjedhoj dukshmëria ishte mjaft e kufizuar sepse drunjët aq ishin të lartë krijohej bindje se po bashkohën me Qiellin dhe ashtu Krye lartë  ta pushonin Syrin. Kët terren me me drunjë dhe hapsira të gjelbërta, më së miri e shfrytëzuan Patriotët Shqiptar ku organizonin demonstrata të pa rreshtura nga xhamia e LLapit e deri te shkolla “Zenel Hajdini”, dhe mu për këtë e mori emrin meritorë “Kodra e Trimave”. Kurse sot nga ajo hapësirë e gjelbërt as gjurmët nuk kanë mbetur, është e habitëshme se si është shkatrruar ajo periferi e Prishtinës.

Ngadalë po i afrohemi Çendrës së Prishtinës, këtu është situata Katastrofike dhe alarmante se si është shkatrruar gjelbrimi i Kryeqytetit të Republikës së Kosovës. Fajin kryesor e ka LDK-ja komunale me dy udhëheqësit e tyre Ismet Beqiri dhe Isa Mustafa, por kësaj përgjegjësije nuk mund t’i shmangen as strukturat tjera politike. Ishte një lloj shkëndije ardhja e Shpend Ahmetit si krye-bashkiak i cili me VV-ën arriti disi ta pengojnë egërsin e nërtimit,por edhe ky devijoi skajshmërisht, dhe për momentin është duke vazhduar tradita e egërsisë së ndërtimit pa leje. E tërë kultura e një qyteti shihët nga infra-struktura urbane e qendrës së qytetit. Qendra e Prishtinë në të kaluarën deri diku i plotësonte kriteret e gjelbërimit. Hapsira nga “xhamija e qarshisë” deri te tregu i gjelbërt nuk ke pasë mundësi të shohësh nga Plepat e gjatë, që rrinin krenar me atë lartësinë e tyre, dhe mu për këtë ai vend e mori emrin “te plepat”,kurse sot mezi kan ngelur disa syrësh. Pastaj, për rreth kuvendit komunal të Prishtinës, me hapsirën e njohur si te trkëndëshi ishte krejt e rrethuar me gjelbrim. Nga kjo hapësirë e ke pas të pa mundur dukshmërinë deri te hekurudha dhe ish spitali i mushkërive. Sot kjo hapsirë është shëndërruar në gjungëll ndërtimi pa leje. Pastaj, hapsira nga kuvendi i Republikës së Kosovës e deri te hotel Grandi, në të kaluarën e tëra ka qenë me drunjë në të dyja anët e rrugës, mezi vërehej  teatri, e lëre më të shohësh më largë. Sot kjo pjesë është skatërruar në mënyrën më brutale, vetëm njeriu i çmendur ka mundur ta bëjë një gjë të till. Fillimisht Ismet Beqiri, diku pas lufte 2milion DM që përë atë kohë ishte një shumë marra-mendëse, pa asnjë kriter. Nuk shkoi kohë e gjatë këto pllaka, për shkak të shtruarjes së tyre shkel-e-shko, u dëmtuan për shkak se nuk kishin lënë hapsira të mjaftueshme në mes të njhura në popull si “fuga”. Për rrjedhoj u desht që për së dyti të shtrohën, por kësaj radhe si mozomakeq sepse at pllaka janë kancerogjen sepse nuk i apsorbojnë rrezet e Diellit por i reflektojnë. Këtu do ishte mirë sikur kjo hapsir nga kuvendi deri te Grandi të shtrohej me Gurë Natyral nga Gllareva me rrethinë, sepse ata gurë janë ekologjikë dhe nuk janë kancerogjenë, ana tjetër e tyre janë dekorativë dhe të çmueshëm, por politike deniguese e bënë të vehten. Hapsira nga Universiteti deri te stadiumi i qytetit ishte një pamje impozante dhe impresive, me të gjitha kriteret që i kërkon një plan rregullativ i Urbanizmit, ku parashihën të ketë hapsira të gjelbërta. Në të kaluarën për ta parë një ndeshje futbolli në stadium, disa që nuk kishin para për biletë, hipnin në drunjë që e rrethonin stadiumin dhe nga aty e shifnin lojën, disa herë edhe unë e kisha bërë një gjë të tillë. I tërë stadiumi ka qenë i rrethuar me drunjë. Sot është një gjendje krejt ndryshe.

Edhe qendrat tjera të Prishtinës, janë pak-a-shumë në të njëjtën situat drastike, të shkatërrimit me hapsirava të gjelbërta. Jo rastësisht i mora me theks të veqant këta area të Prishtinës, sepse unë si fëmi i kam shijuar dhe frekuentuar këto pjesë, shpeshëherë kur e bëjë krahasimin e asaj kohe me të tanishmen, nuk i besoj veti ku jamë, shpesh bëjë monolog ata që e kanë bërë një shkatërrim të tillë janë të çmendur. Përfundimisht shkatërrimi i pa mëshirëshëm i natyrës në Prishtinë, dhe numri i madh i veturave ku 90% nuk i plotësojnë as kushtet teknike e të cilat lirojnë një sasi të lartë të Dioksid Karbonit, janë shkaktarët krysorë të ndotjes së Ambientit. Kjo ndotje më e thksuar është gjat muajve Nëntor, Dhjetor dhe mesi Janarit, si dhe gjat stinës së verës Korrik dhe Gusht sepse ato pllaka kancerogjene e reflaktojnë rrezen  e Diellit. Situata është mjaft alarmante, e vetmja zgjedhje është të ndiqët rruga e Erjon Velijajt nga Tirana.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …