R. Haradinaj: Raporti i Departamentit Amerikan për Kosovën, është një goditje e fuqishme që demistifikon mashtrimet e Qeverisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit  për Kosovën, ku vihet në dukje  korrupsioni qeveritar. Ai ka thënë se ky raport demistifikon kursin e mashtrimit të qeverisë Kurti. Vetëmashtrimi i qeverisë duke krijuar tituj bombastikë për fitoret e paqena kundër Serbisë e në raste të caktuara edhe kundër komunitetit ndërkombëtar, janë gënjeshtrat të cilave Qeveria ka filluar t’ju besojë edhe vetë. Raporti i Departmentit Amerikan të Shtetit për Kosovën është goditja më e fuqishme që demistifikon këtë kurs të mashtrimit. Nuk besoj që ka qytetar të këtij vendi që sot nuk është i shqetësuar me gjetjet e këtij raporti në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e shprehjes, lirisë së mediave si dhe të drejtave të njeriut e plot fusha të tjera. Haradinaj ka thënë se në një situatë normale, ky raport do duhej t’i shërbente qeverisë për vetë-reflektim, që nënkupton dorëheqjen e saj, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …