Bisedimet Kosovë - Serbi

Radha e re e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet më 16 dhe 17 nëntor në Bruksel

Mediet në Serbi, jo zyrtarisht, por duke iu referuar burimeve diplomatike bëjnë të ditur se radha e re e  bisedimeve teknike  në mes të  Kosovës dhe Serbisë do të mbahet më 16 dhe 17 nëntor, në Bruksel. Sipas burimeve të gazetës “Danas” temë kryesore e diskutimit, do të jetë liria e lëvizjes si dhe zbatimi i marrëveshjes së arritur më parë, që ka të bëjë me  atë që quhet menaxhim i  integruar i vendkalimeve. Edhe në këto bisedime teknike  delegacioni nga Kosova do të drejtohet nga negociatorja, Edita Tahiri, e preferuara e BE dhe e Beogradit  si dhe Marko Gjuriq, zyrtar i Beogradit për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha: Gjykata Speciale duhet të zhbëhet, nëse abrogohet ligji, çlirimtarët vijnë në shtëpi

Komandant Sadik Halitjaha ka bërë një paraqitje të gjerë në emisionin “Ora News”, të udhëhequr …