Partia e Drejtësisë

PD: Tendencat për Kuvend të Degës së PD-së, në Gjilan, jashtë çdo norme ligjore e morale!

Partia e Drejtësisë, dega në Gjilan, informon opinionin publik, veçmas   atë gjilanas se dega në Anamoravë është stabile dhe e unifikuar përballë proceseve, në të cilat po kalon Partia e Drejtësisë kohëve të fundit, si dhe nuk njohim asnjë vendim të askujt që del nga strukturat e shkarkuara në Kuvendin e 28 shtatorit 2016 deri ne vendimin përfundimtar te KQZ. Dega publikisht i bën thirrje z. Aganit dhe njerëzve të tij, tashmë të shkarkuar edhe me Kuvendin e PD-së, që të vetëpërmbahen në veprime e mos të instrumentalizojnë me masën në Anamoravë gjoja për organizim të kuvendit të Degës së PD-së në këtë qytet, një veprim  kundërligjor në çdo normë të shoqërisë sonë.

Ne i rikujtojmë të gjithëve se Dega e PD-së në Gjilan, është ndër degët më të suksesshmet në gjithë Kosovën nga radhët e PD-së, e si e tillë vazhdojmë rrugëtimin tonë politik e intelektual në shërbim të qytetarëve tanë, pa ju nënshtruar agjendave të individëve. Ne si degë vazhdojmë të jemi kompakte në çdo proces dhe dënojmë fuqishëm çdo aversion të kujtdo qoftë që ne emrin tonë të organizohen kuvende klandestine e manipuluese për elektoratin tonë, me njerëz të subjekteve tjera në emrin e PD-së. Lidhur me këtë paralajmërim të njerëzve të z. Agani për mbajtje të Kuvendit të Degës me 03 Nëntor 2016 në Gjilan, ne si udhëheqje legjitime në Gjilan do të denoncojmë këtë organizim jashtëligjor edhe tek organet kompetente të shtetit, në Policinë e Kosovës, dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë një organizim të tillë.

Selvete Shurdhani, kryetare e Degës së PD-së Gjilan

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …